Kthehet në Kosovë xhihadisti që u arrestua në Rinas

Mentor Zejnullahu, shtetasi kosovar që u arrestua të premten në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, është nisur këtë të diele për në Kosovë. Nga kontrolli i policisë në telefonin e Zejnullahut u gjetën biseda të kryera me xhihadistët në Siri.

Mentor Zejnullahu kishte hyrë në Shqipëri për t’u nisur drejt Turqisë, dhe prej këtej në Siri. Ai do të merrte aeroplanin për në Turqi, me destinacionin përfundimtar Sirinë.

Kjo ka ngritur dyshimet e kontrollorëve të cilët i kanë kërkuar informacion në lidhje me udhëtimin e tij.

Më pas deklaratat konfuze të Zejnullahut, i shtuan më tepër dyshimet ndaj tij, që çuan në ndalimin e shtetasit kosovar.
24-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare. Ai është kosovari i dytë që dyshohet si xhihadist, dhe që është arrestuar në Tiranë në 3 muajt e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button