Ja ku vazhdon karrierën Xherdan Shaqiri

Ka përfunduar enigma e së ardhmes së Xherdan Shaqirit. Futbollisti shqiptar ka njoftuar se do të jetë pjesë e Bayern Munchen edhe për edicionin e ardhshëm, edhe pse dëshira e tij ka qenë të largohet.

“Mua do të më pëlqente të largohesha, mirëpo klubi më ka thënë të qëndrojë këtu dhe unë sigurisht se do ta dëgjoj. Unë doja më shumë minuta në fushë, teksa kisha disa oferta. Përderisa jam këtu gjithmonë do ta jap maksimumin”, deklaroi Xherdan Shaqiri, për të cilin gjatë gjithë afatit kalimtar kishte shumë skuadra të interesuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button