Policia sekuestron mbi një mijë metra kub dru për ngrohje

Mbi 1 mijë metra kub dru për ngrohje ka sekuestruar Ministria e Brendshme gjatë aksionit ‘Mali’i cili është realizuar nga fundi i muajit qershor. Drutë për ngrohje janë sekuestruar gjatë kontrollit të 245 depove. Ministrja e brendshme Jankullovska informoi se gjatë këtij aksioni janë ngritur 167 padi kundërvajtëse dhe 5 padi penale ndërsa janë mbyllur 49 depo edhe atë si rezultat i parregullsive të konstatuara.

“Në kuadër të aksioneve që i realizuam janë sekuestruar mbi 1 mijë metra kub dru për ngrohje dhe kjo sasi është e njëjtë sikur kjo këtu ku gjendemi për momentin dhe këtu një pjesë e drurit për ngrohje është sekuestruar gjatë kontrolleve të rregullta policore dhe një pjesë tjetër është sekuestruar gjatë kontrolleve të depove ku shiten dru për ngrohje”, tha  Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Jankullovska gjithashtu tha se përveç kontrolleve të 245 depove, u kontrolluan edhe 31 persona juridik prej të cilëve 21 kanë punuar në mënyrë të paligjshme.

“Janë sekuestruar 7 mijë e 262 kartonë evidence dhe dokumente të tjera, kurse parregullsi janë konstatuar edhe tek 21 persona juridik nga gjithsej 31 të kontrolluar që d.m.th numri më i madh i personave të licencuar për shitë-blerje të drurit për ngrohje kanë funksionuar në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Nga Ndërmarrja Publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ thonë se depot e tyre kanë sasi të mjaftueshme të drurit për ngrohje. Sipas tyre deri në fund të shtatorit çmimi i ahut do të shitet për 2 mijë e 140 denar, ndërsa familjet me asistencë socialedo të kenë lirime prej 15 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button