Vizbeg, nuk ka shkollë për nxënësit e kësaj lagje (FOTO)

Fëmijët e lagjes Vizbeg të Shkupit, edhe këtë vit të ri shkollor do ta fillojnë në shkollën e Shuto Orizares, “26 korriku”, ngase objekti shkollor në këtë zonë qëndron ende i mbyllur.

Banorët tani më disa herë kanë bërë kërkesë në komunën e Butelit si dhe në MASH, por deri më tani kanë marrë in formacion se shkolla e vjetër nuk do të rregullohet por do të ndërtohet një e re, mirëpo ende nuk ka asnjë shenj të objektit të ri shkollor.

Shkolla Kliment Ohrdski në Vizbeg
Shkolla Kliment Ohrdski në Vizbeg

“Disa herë kemi kërkuar nga komuna që të rregullojë shkollën sepse fëmijët tanë ecin një rrugë të gjatë për të shkuar në shkollë. Na thanë se ajo nuk do të rregullohet po që do të ndërtohet një shkollë e re, po ende nuk po shohim asnjë ndërtim dhe nuk ka asnjë lajm lidhur me këtë çështje”, tha për Portalb Faik I., banor i Vizbegut.

Shkolla Kliment Ohrdski në Vizbeg
Shkolla Kliment Ohrdski në Vizbeg

Një banor tjetër na njoftoi se në këtë fshat ka filluar të ndërtohet një kishë, e cila sipas tij, nuk është më e nevojshme sesa ndërtimi i një shkolle.

“Nuk jemi kundër ndërtimit të kishës në fshatin tonë, por ne kemi nevojë për një shkollë, bëjmë apel deri në komunë që duhet të gjendet zgjidhje e shpejtë sepse fëmijët tanë po maltretohen. Shkolla duhet të jetë prioritet e jo kisha”, tha për Portalb, Fadil J. po ashtu nga Vizbegu.

Kisha në Vizbeg
Kisha në Vizbeg

Kohë më parë nga komuna e Butelit thanë për Portalb se në Vizbeg është paraparë të ndërtohet shkollë fillore por edhe foshnjore për parashkollorët.

“Faza për ndërtimin e objekteve shkollore në këtë fshat është në fazën e detajizimit urban dhe së shpejti pritet të përfundojë, mirëpo ne jemi duke ndërtuar shkollën ‘Zhivko Brajkovski ‘ në lagjen e Butelit e cila parashikohet të përfundojë në shtator të këtij viti. Komuna fatkeqësisht nuk ka kapacitet që të ndërtojë dy objekte shkollore në të njëjtën kohë”, tha, Snezhana Klinçarova, zëdhënëse e komunës së Butelit.

Kisha në Vizbeg
Kisha në Vizbeg

Ndërkaq sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002 fshati Vizbeg kishte 2,817 banorë nga të cilët 2,069 ishin shqiptarë, 650 maqedonas, 16 rom, 14 boshnjake, 5 vlleh, 3 turq, 46 serb dhe 14 tjetër.

 

Kisha në Vizbeg
Kisha në Vizbeg

 

Lajme të ngjashme

Back to top button