Lyrical Son po shijon muajin e mjaltit

Nuk ka shumë kohë që njëri ndër emrat më të njohur të rep muzikës në vendin tonë i dha fund beqarisë.

Është ky Festim Arifi apo Lyrical Son, i cili ditë më parë e kurorëzoi dashurinë e tij me martesë.E siç e do zakoni, çifti tashmë janë duke shijuar ditët e para të martesës në pushim.

E që ata po kënaqen pranë njëri-tjetrit e dëshmon edhe një foto që rep artisti e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në ‘Twiter’, ku ka lënë mbishkrimin ‘Mrs and Ms Arifi’.

Ndërkaq përveç kënaqësisë që po i ofron jeta në çift, Lyrical Son mund të lavdërohet edhe me sukseset këtë sezon, pasi që shumë emrat të njohur të skenës sonë kanë kënduar tekstet e tij, këngë këto të cilat janë shënuar në hitet më të mëdha të kësaj vere.

Lajme të ngjashme

Back to top button