Agjenti i Shaqirit: Na do Juventusi dhe Interi

Juventus dhe Inter po luftojnë për Xherdan Shaqirin. Lajmi është më se i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i futbollistit kosovar, duke folur për RAI-n e Italisë.

“Ekziston interesimi i Interit dhe Juventusit. Ne duam një zgjidhje këtu në Serie A, por kjo është e vështirë sepse Bayerni kërkon ta huazojë Shaqirin me të drejtë blerje me një çmim jo të vogël. Prandaj, momentalisht Shaqiri qëndron në Gjermani”, ka deklaruar ai.

E gjatë ditëve të kaluara për Shaqirin u interesuan me ngulm edhe Atletico Madrid dhe Liverpool, por asnjëra prej tyre nuk kanë arritur ta bindin gjigantin bavarez Bayern Munchen, i cili megjithatë kërkon ta shesë kosovarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button