Ministri Ivanovski diskutoi ligjin e ri të mediave me përfaqësuesen e OSBE-së

Projekt-versioni i punës së ligjit për mediat dhe shërbimet mediale audiovizuele ka qenë mbrëmë temë e takimit në Vjenë të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë, Ivo Ivanovski, me përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës  kumtoi se në takim në të cilin kanë marrë pjesë edhe ekspertë të cilët janë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ligjit, është diskutuar për më shumë dispozita të projekt-versionit të cilat ishin lëndë e interesit të opinionit më të gjerë medial.

“Ne insistojmë t’i tejkalojmë peripecitë e ndryshme për anëtarë të rëndësishëm të ligjit, të cilat do ta përmirësojnë lirinë e mediave në vendet tona. Gjithashtu, e vlerësojmë mbështetjen e OSBE-së”, theksoi ministri Ivanovski.

Miatoviq ka theksuar se procesi i përgatitjes së ligjit është ndjekur me kujdes nga ana e OSBE-së. “E shfrytëzoj këtë rast t’ju bëj thirrje përfaqësuesve të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, me urgjencë përsëri të angazhohen në konsultimet publike në lidhje me projekt-ligjin”, ka theksuar, sipas kumtesës të ministrisë, pas takimit Mijatoviq.

Përfaqësuesja e OSBE-së, thuhet në kumtesë, theksoi se pjesa më e madhe e ndryshimeve të propozuara do të jenë pjesë e versionit të ndryshuar të projekt-ligjit.

Lajme të ngjashme

Back to top button