18 vite nga gjenocidi në Srebrenicë, dhimbja dhe kujtimet ende të freskëta

11 Korriku risjell në kujtesën e njerëzimit kujtimin e një prej masakrave më të tmerrshme të kryera në Evropë dhe në botë. Më 11 Korrik 1995, ekstremistët serbë të përkrahur nga qeveria e atëhershme e Beogradit dhe duke përfituar nga heshtja dhe neglizhenca e OKB dhe e qeverive perëndimore, pushtuan Srebrenicën dhe masakruan 8372 burra dhe djem muslimanë boshnjakë. 

Më pas kriminelët serbë i varrosën viktimat nëpër varrë masive dhe gjatë vitit të kaluar 775 viktima të zbuluara dhe të identifikuara u varrosën në një ceremoni tëveçantë. Edhe në ceremoninë e këtij viti janë varrosur edhe 400 viktima në një memorial kushtuar masakrës së Srebrenicës.

Kjo masakër është vetëm një pjesë e krimeve të kryera nga serbët kundër popullsisëmuslimanë të Bosnjë nga vitet 1992-1995 dhe që OKB e ka njohur zyrtarisht si gjenocid. Gjatë kësaj luftë mbi 200 mijë muslimanë boshnjakë u vranë dhe mbi 2 milionë u detyruan të shpërngulen. Kjo luftë e përgjakshme nisi pas zhvillimit të referendumit në vitin 1992 për shkëputjen e BH nga ish Jugosllavia. Në vitin 1993, KS i OKB e kishte shpallur Srebrenicën zonë të sigurtë, por kaskat blu holandeze nuk bënë asgjë për të ndalur masakrimin e muslimanëve. Në prag të sulmit të ekstremistëve serbë, muslimanët e Srebrenicës kishin kërkuar të armatoseshin për ti bërë ballë një sulmi të mundshëm të serbëve, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga OKB. Para masakrës, forcat holandeze për të liruar 14 ushtarëholandezë që ishin kapur nga serbët, u dorëzuan serbëve një kamp ku ndodheshin mbi 5 mijë muslimanë boshnjakë. Kaskat blu holandeze, jo vetëm që nuk kërkuan ndihmë nga OKB dhe NATO për të ndalur sulmin e serbëve në Srebrenicë, po i lanë vetëm dhe pa mbrojtje civilët muslimanë të këtij qyteti përballë sulmit të egër të kriminelëve serbë.
Organi gjyqësor i Hollandës ka hedhur poshtë paditë e ngritura nga të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës, për rolin e kaskave blu holandeze në këtë masakër pasi këto forca nuk zbatuan detyrën e tyre për mbrojtjen e këtij qyteti që ishte shpallur zonë e sigurtë nga OKB.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar “Srebrenicën” si masakrën më të madhe që pas Luftës II Botërore dhe si gjenocid ndaj popullsisë civile. Serbia ka shprehur keqardhje për masakrën por pa përmendur fjalën gjenocid. Gjykata e apelit në Hagë po shqyrton një kërkesë të shoqatës “Nënat e Srebrenicës” për gjykimin e OKB për shkak të qëndrimit pasiv të mbajtur gjatë masakrimit të mbi 8 mijë muslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga forcat serbe. 
Megjithëse kanë kaluar 18 vjet nga masakrimi i mbi 8 mijë muslimanëve boshnjakë nga kriminelët serbë, tmerri i kësaj tragjedie vazhdon të mbetet në memorien e njerëzimit. Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, hyn në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8372 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë. 

Boshnjaket kane përkujtuar masakrën e Srebrenicës 

400 viktima te tjera janë varrosur, pasi eshtrat e tyre u identifikuan fale testit AND, ndërsa prej gati 20 vitesh ndodheshin ne varre te përbashkët.

“Jam këtu për ti thënë lamtumire babait dhe vëllait tim, i rigjeta pas 20 vitesh”, tregon një boshnjake për mediat lokale. 

Ka marshuar afër Sarajevës, kamioni qe transportonte eshtrat e 400 viktimave te tjera te masakrës se tmerrshme te Srebrenices drejt varrezës Potoçarri. Viktimat u identifikuan vetëm fale testit te ADN. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button