Fërçkovski- Marrëveshja e Ohrit, as shqiptarët e as maqedonasit e kënaqur

Ish ministri i Brendshëm, Ljubomir Fërçkovski për Inbox-7 thotë se dy partitë më përgjegjëse për dokumentin e Ohrit, maqedonase dhe  shqiptare e trajtojnë marrëveshjen si ‘kopil’, respektivisht si fëmijë i padëshiruar nga shkaqe dhe aspekte të ndryshme.

“Përndryshe, marrëveshja e kënaq kriterin e Angela Merkelit për kompromis dhe marrëveshje të mirë, të dyja palët janë të pakënaqura me atë, siç thotë ajo, edhe nga aspekti pasues- marrëveshja krijon zgjidhje e cila e ruan Maqedoninë si shtet unitar, me të cilën tashmë shqiptarët nuk janë të kënaqur. Këtë ata nuk e thuan haptaz, por mundohen që ta fusin nëpërmjet kërkesave për ndonjë marrëveshje të re. Nga ana tjetër, marrëveshja u jep të drejta në pjesën e të drejtave gjuhësore, për të cilat maqedonasit vlerësojnë se janë të tepërta ose të pamerituara. Pra, të dyja palët në njëfarë mënyre janë të pakënaqura. Por problemi është se ata nuk e implementojnë marrëveshjen nga aspekte të ndryshme, dhe për këtë nuk mund ta akuzojnë askënd tjetër pr veç marrëveshjen si akt”, ka thënë në bisedën për Inbox7, Fërçkovski.

“Përndryshe, VMRO këtë marrëveshje e vlerëson si e keqe e patjetërsueshme.Përndryshe, VMRO këtë marrëveshje e vlerëson si e keqe e patjetërsueshme. Sepse e keqja e patjetërsueshme nënkupton se realizohet aty ku është patjetër. Jo, VMRO-DPMNE nuk e zbaton marrëveshjen askund përveç aty ku ka presione dhe kërkesa nga të huajt ose nga partneri për ndonjë shkak konkret si p.sh mbetja në qeveri, tejkalim krize në vend që si parti më e madhe të ketë përgjegjësi për realizimin e marrëveshjes. Pra nuk e trajton as si të keqe të patjetërsueshme, por vetëm si të keqe e cila duhet të shmanget çdokund ku mundet. Dhe për shkak të kësaj ka probleme jo në realizimin e pjesëve të marrëveshjes që nuk janë jokoherente me marrëveshjen, por  politikën e zbatimit. BDI, nga ana tjetër,  për shkaqet e saj e shfrytëzon si mjet simbolik për inaugurimin e rolit të saj politik, fitores, rolit në qeveri, si bartëse e marrëveshjes, edhepse në atë kohë nuk kanë qenë negociues por rebelë. Por, fjalët e tij i trajton joseriozisht. Nuk janë të kënaqur me të sepse ai e definon Maqedoninë si shtet unitar dhe shqiptarët me të drejta gjuhësore i definon kryesisht në kulturë dhe arsim, përveç pjesës për rekrutimin e administratës shtetërore dhe parimit të Badinterit. Nuk ka diskutim serioz çka  nënkupton zhvillimi i sistemti politik në frymën e Marrëveshjes së Ohrit që e përsërisin. Partia do të duhet të bëjë studim se si zhvillohet marrërveshja e Ohrit. Së pari, në pjesën e ligjeve të Badinterit që duhet të mbështeten me votim për buxhetin e shtetit në pjesën e arsimit dhe kulturës me shumicë të Badinterit. BDI nuk e parashtron buxhetin dhe votimin e tij të pjesërishëm me shumicë të Badinterit si problem.Kjo do të ishte në frymën e Marrëvesjes së Ohrit.  Pra, nuk mund ti miratoni ligjet me Badinter, ndërsa buxheti të miratohet me shumicë dhe mos të parashihen mjete për ligjet tuaja dhe çdo gjë u dështon.  Është logjike që buxheti, në pjesën e arsimit, shkencës dhe kulturës, ku janë mbështetjet pr ligjet, 46 nga to, të bëhen poashtu me Badinter. Por këtë ata nuk e inicojnë, ndërsa e dijnë. Pse, pyetni ato.” shprehet ai.

Punësimet shqiptare bëhen para kamerave, ata maqedonase prapa “Shqiptarët i pranojnë, por përqindja e tyre mbetet e ulët. Pse?

Sepse maqedonasit i pranojnë tre herë më shumë. Në vend që ky proces të ndalet, nëse duhet, më intenzivisht të pranohen vetëm pjesëtarë të bashkësive pakicë. Nuk e dimë numrin e VMRO-istëve të pranuar në administratën shtetërore, ndërsa e dimë numrin e shqiptarëve të pranuar. Dhe ky numër i VMRO-istëve është shumë i madh, është 3 herë më i madh se i  shqiptarëve, a duhet të jetë më i vogël se i shqiptarëve që të rritet korrigjimi i përqindjeve të shqiptarëve në administratën shtetërore. Duhet të pranojnë vetëm shqiptarë. Për shembull, në konkurs për 200 veta duhet të pranojnë 120 shqiptarë dhe vetëm 80 maqedonas. Duhet të rritet numri”, ka shtuar ai.

A janë të drejta hapat e opozitës, e cila bojkotin rrugor paraprak e zëvendësoi me bojkot të kabineteve?

“Dialog zhvillohet me dikë që ka bazë për kuptim. Ata duhet të negociojnë që ti shpëtojnë ishujt tonë të lirisë, diçka ka liria mediatike, por nuk mund të zhvillojnë dialog me pushtet diktatorial. Ky është proces i vështirë i negociatave. U dëshiroj fat. Institucionet nuk guxojnë ti trajtojnë si të vërteta, serioze. Me siguri janë në proces të konsolidimit të bazës partiake. Besoj se do të fillojnë më intenzivisht nga shtatori, tetori, por e kanë vështirë. Opozita nuk e ka lehtë. Përplasja do të jetë e fuqishme”, thotë për Inbox7, Fërçkovski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button