Kompani nga Turqia në takime biznesi në Shkup

Kompani turke pasnesër do të vijnë në Shkup në takime me firmat nga Maqedonia për vendosjen e kontakteve afariste dypalëshe.

Partnerët afarist potencial janë nga rajoni Isparta, i njohur për nga prodhimi i minierave dhe mermeri, repro-materialeve për ndërtimtari (çimento), trëndafila dhe lëndë të para – ekstrakte nga trëndafilat për shumë dedikime industriale, pemë dhe perime, veçanërisht mollë dhe qershi, materiale industriale dhe tekstil.

Forumin e organizojnë Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Oda Industriale Rajonale e Ispartës,
Republika e Turqisë. Pas përfundimit të pjesës zyrtare, janë planifikuar bisedime dypalëshe mes kompanive nga më shumë sektorë ekonomikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button