Anjeza Branka, së shpejti me këngë të re

Këngëtarja nga Shqipëria, Anjeza Branka, së shpejti do ta sjellë këngën e saj më të re që quhet ‘Nizma’. Kësaj kënge Branka do t’ia bashkëngjisë edhe videoklipin dhe një demo të klipit të hedhur në kanalin ‘Youtube’.   Anjeza duket shumë seksi, ashtu siç ajo gjithmonë i realizon klipet. Demoja e kësaj videoje ka mbledhur shumë shikime në këtë kanal dhe duket se këngëtarja do të korrë një sukses të madh kur do ta lansojë komplet këngën.

Anjeza duket se është mike edhe me këngëtaren Rozana Radin, pasi kjo e fundit përmes një fotografie të hedhur në ‘Instagram’ kishte ftuar ndjekësit e saj që njëkohësisht ta ndjekin edhe Anjezën. “Kjo është faqja zyrtare e @anjezabranka mund ta ndiqni këtu”, kishte shkruar Radi. Ndër të tjera, Anjeza është krijuese e shumë këngëve dhe klipeve ‘hot’ dhe po ashtu ajo në vitin 1999 nxori edhe albumin e parë në karrierën e saj si këngëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button