Gaza: Gati armëpushimi afatgjatë. Hamasi premton fitore sonte në mbrëmje

Pas 50 ditë luftimesh të përgjakura mes Hamasit dhe ushtarëve izraelitë, premtohet një marrëveshje afatgjatë mes tyre. Marrëveshja akoma nuk është bërë publike, pasi ajo do të emetohet sonte në mbrëmje.

Këtë e kanë konfirmuar mediat izraelite, por edhe zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zhuri.

Politikanët izraelitë akoma nuk kanë bërë prononcimin, ndërsa në anën tjetër, shumica e liderëve palestinezë, flasin dhe paralajmërojnë një fitore të madhe. Portalb do ua sjell marrëveshjen menjëherë pas publikimit në mediat ndërkombëtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button