Shkup, arrin në 76 numri i të prekurve nga verdhëza

Numri i rasteve të të prekurve nga verdhëza në Shkup është rritur në 76. Gjatë ditës së sotme u konfirmua edhe një rast tjetër me Hepatit A. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur nga lagjja “Shuto Orizare”.

Rasti nuk është i lidhur me persona të sëmurë më herët. Vajza është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, dhe tek ajo nuk janë vërejtur komplikime serioze.

Autoritetet këshillojnë qytetarët që të mbajnë niveli të lartë higjiene për parandalimin e shfaqjes së rasteve të reja.

Rekomandohet larja e rregullt e duarve si dhe larja mirë e fruta-perimeve, të pihet ujë i pastër kurse mbeturinat të trajtohen në mënyrë përkatëse. Epidemia e verdhëzës, përveçse në Shkup, është shpallur edhe në Shtip.

Instituti i Shëndetit Publik, për momentin nuk ofron të dhëna për të prekur në qytete të tjera. Megjithatë, nga ky institut fajësojnë qendrat e shëndetit publik të qyteteve, që nuk i kanë dorëzuar rregullisht të dhënat për situatën. Shifra nuk posedohen as për Shtipin./ Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button