Ministria e Ekonomisë reagon ndaj informacionit të Komunës së Strugës

Ministria e Ekonomisë reagon dhe përgënjeshtron informatën e lëshuar nga Komuna e Strugës, sipas së cilës gjatë ceremonisë së hedhjes së gurrëthemelit për ndërtimin e infrastrukturës së Zonës teknologjike industriale zhvillimore në Strugë, të zhvilluar ditën e hënë, më datë, nuk është respektuar dygjuhësia, respektivisht se tabelat informative nuk kanë qenë edhe në gjuhën shqipe.

“Informojmë qytetarët se i gjithë evenimenti është zhvilluar në gjuhët maqedonase dhe shqipe, paralelisht, si në pjesën vizuale përmes tabelave informative, ashtu edhe përmes paraqitjeve. Gjatë ceremonisë fjalim hyrës kishte drejtori i Drejtorisë së zonave Viktor Mizo, Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Ministri Bekim Neziri, në ceremoninë ku të pranishëm ishin edhe ministri i vetëqeverisjes lokale Lirim Shabani, zëvendës ministri i mbrojtjes Arben Labënishti, deputeti i zonës Ramiz Merko dhe shumë funksionarë të lartë nga Struga, u paraqit me fjalim në gjuhën shqipe dhe pastaj u drejtua edhe në gjuhën maqedonase, ndërsa këtë mund ta dëshmojnë të pranishmit e shumtë në eveniment”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë përgënjeshtron informatën e lëshuar nga Komuna e Strugës se në evenimentin e lartëpëmrenduar, nuk është ftuar kryetari i saj Ziadin Sela. Si edhe gjithë të pranishmit tjerë, edhe kryetari i Komunës së Strugës është ftuar në mënyrë të rregullt, përmes postës elektronike dhe telefonit, nga ana e organizatorit të evenimentit, Drejtorisë për menaxhim me zonat teknologjike industriale zhvillimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button