Mediat serbe: Rama në shtator viziton Beogradin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vizitojë zyrtarisht Serbinë në muajin shtator, duke shënuar kështu vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në Beograd, pas 70 vjetësh.

Sipas të përditshmes serbe”Danas”në kabinetin qeveritar shqiptar tashmë ka arritur dhe ftesa zyrtare e kryeministrit serb, Aleksander Vucic.

E përditshmja serbe shkruan se ka mbetur të përcaktohet vetëm data e saktë e kësaj vizite, që është parashikuar për në muajin shtator.”Danas “përmend se hera e fundit e një kryeministri shqiptar në Beograd ishte viti 1947,kur Enver Hoxha ishte mysafir i Josip Bros Titos./Abcnews

Lajme të ngjashme

Back to top button