Dogana konfiskon rreth 27 mijë euro në kufi

Në dy raste janë zbuluar dhe konfiskuar paratë. Në rastin e parë janë konfiskuar 20 mijë euro tek një shtetas i Maqedonisë, që kishte synuar të lëshojë vendin nga pika kufitare Mexhitli.

Doganierët kanë gjetur paratë gjatë kontrollit të makinës me targa të Maqedonisë.

Te ky shtetas janë gjetur 28 mijë euro, por 8 mijë euro i janë kthyer, për të cilat kishte dëshmi bankare për origjinën e tyre.

Në rastin e dytë tek një shtetas grek janë konfiskuar 6.650 euro në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Makina e grekut me targa gjermane u kontrollua në mënyrë të detajuar gjatë largimit nga vendi.

Në një çantë të tij janë gjetur 11.650 euro, ndërsa 5 mijë të tjera në rrobet e tij.

Shtetasit grek i janë kthyer 10 mijë euro, aq sa lejohet që një shtetas i huaj ti posedojë. (

Lajme të ngjashme

Back to top button