Shkup, përplasen pesë vetura, lëndohen dy gra

Në një aksident që ka ndodhur sot në urën Goce Dellçev në Shkup mbeten të lënduara dy gra të cilat me ndihmën e shpejtë janë dërguar në qendrën klinike në Shkup.
“Bëhet fjalë për një aksident zinxhir të pesë makinavetë cilat janë përplasur rreth orës 9 në mëngjes. Janë
përplasur një golf, Mercedes, ford, Peugeot dhe opel, të gjithë me targa të Shkupit. Deri më tani dy gra janë
ankuar për lëndime të marra. Njëra është vozitëse e makinës Peugeot dhe është dërguar në spitalin e
qytetit kurse tjetra ka qenë bashkëudhëtare në makinën golf, e cila është dërguar në qendrën urgjente
në Shkup”, informoi zëdhënësja e policisë së Shkupit, Liza Bendevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button