Dy vetura rrokullisen në autostradën Tetovë-Shkup (FOTO)

Sonte rreth orës 19.30 në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të fshatit Grupçin, vetura e tipit “Peugeut 206” me targa të Shkupit e drejtuar nga Z.B. (1989) ka rrëshqitur nga korsia dhe është rrokullisur nëpër asfalt. 


Policia bëri të ditur për Portalb se në këtë aksident vozitësi dhe bashkë-udhëtarja A.M. (1989) kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës. Ata ishin nisur për në Ohër. 

“Arsyet janë ende të panjohura por besohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së pakontrolluar dhe rrugës së lagësht” tha për Portalb, zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, Marjan Josifoski.

Gjithashtu, një aksident tjetër ka ndodhur në po të njëjtën autostradë, pak më herët në afërsi të pompës së benzinës “Petrol Kompani” ku vetura e tipit ‘Golf 4’ me targa të Shkupit është ndeshur me veturën “Seat Ibiza” me targa të Tetovës. 

Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta trupore vozitësi i veturës “Seat Ibiza” B.R (1991) nga fshati Kopanicë.

Ndërkaq vozitësi i “Golf4” B.S. (1977) nga Shkupi nuk është lënduar por pasi që ka dalë nga vetura,ajo ka lëvizur vetë, e ka thyer bankinën mbrojtëse dhe është rrokullisur në fushë.
 
Policia ka kryer ekspertizën në të dyja rastet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button