Diellza Kolgeci, mysafire në një tjetër videoklip

Këngëtari Art Abazi ka publikuar videoklipin e tij më të ri të këngës ‘Vazhdoj’. Mysafire speciale e Artit në këtë klip është bukuroshja, Diellza Kolgeci. Klipi ka një përmbajtje interesante, një storie dashurie, ashtu siç është edhe vet kënga.

Por përveç në këtë klip, Diellza në këtë verë ka qenë prezente edhe në klipin e këngëtares nga Shqipëria, Orinda Huta. Në këtë video, Diellza shfaqet shumë më energjike ashtu siç jemi mësuar ta shohim çdoherë. Diellza është aktive edhe në rrjetet sociale ku gjithmonë poston fotografi të ndryshme duke ndarë me miqtë e saj eksperiencat të cilat ajo i kalon në vende të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button