Allegri: Rikthimi i Vidal, gjëja më e rëndësishme

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i lumtur që e ka parë Arturo Vidalin sërish me fanelën e Juventusit, pasi ai vazhdimisht ishte i lidhur me kalimin tek Manchester United.

Megjithatë, Vidal luajti në ndeshjen kundër Milan për trofeun TIM, mbrëmë.

”Është hera e parë që ai po luan për ne që kur u rikthye në stërvitje, kështu që atij ende i mungon diçka[fizika]”.

”Gjëja e rëndësishme, megjithatë, është se ai është kthyer”, u shpreh Allegri.

Lajme të ngjashme

Back to top button