Jankullovska: Gjendja e sigurisë në Shkup, me e mirë se vitin e kaluar

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska vlerësoi se gjendja e sigurisë në rajonin e qytetit të Shkupit në gjashtëmujorin e parë është përmirësuar dukshëm, duke u bazuar në rënien e numrit të veprave penale.

“Falë aktiviteteve të policisë shënojmë trend pozitiv në 6 mujorin e parë të këtij viti. Janë regjistruar 14.2 për qind më pak vepra penale”, tha  Gordana Jankullovska, ministre e brendshme, transmeton Alsat.

Jankullovska këto komente i bëri gjatë vizitës së njësitit policor Alfa, të cilët shpëtuan një grua 36 vjeçare në tentim të vetëvritet në ujërat e lumit Vardar. Ndërsa për këtë rast folën edhe vet pjesëtarët e policisë.

“Sot përveç se kam shprehur urimet më të sinqerta deri tek përfaqësuesit e MPB-së të cilët në mënyrë direke morën pjesë në shpëtimin e jetës së një personi i cili tentoi që të vetëvritet, shfrytëzova rastin që të flasim edhe për çështjet tjera, gjegjësisht problemet dhe sfidat me të cilat përballen gjatë punës së tyre”, u shpreh Jankullovska.

“Në momentin kritik, diku rreth orës 15:00 pranuam një thirrje se një person tenton të vetëvritet. Për 2-3 minuta arritëm në vendngjarje,  e gjetëm personin, gjendej në ujërat e Vardarit, pa vetëdije. Bashkë me kolegët u morëm vesh që të futemi në lum dhe ta nxjerrim, gjë që edhe e bëmë. Menjëherë u thirr ndihma e shpejtë, personin e dërguam në qendrën urgjente dhe me këtë përfundoi edhe puna jonë”, u shpreh  Goce Nikollovski, stacioni policor Qendër.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti njësiti ALFA ka legjitimuar 7834 persona, ka kontrolluar 1367 automjete dhe ka ndaluar gjithsejtë  2026 persona./ Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button