4 ditë aksion në Dukagjin, asgjësohen 2300 rrënjë kanabis

Shkon në ditën e katërt aksioni i policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit. Sipas informacioneve që bën me dije Policia e Shtetit, mësohet se sot operacioni antikanabis është shtrirë në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir, ku janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete. Deri më tani janë identifikuar 8 parcela, në të cilat ishin mbjellë 2300 rrënjë bime të dyshuar cannabis sativa, te cilat u asgjësuan me djegie.

Strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetura nga Forcat Speciale RENEA dhe në koordinim me strukturat Drejtuese të Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar operacionin për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bime narkotike në Shkodër.

Asgjësimi i bimëve të dyshuar cannabis sativa është bere pas përfundimit të veprimeve hetimore e proceduriale nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertet kriminalist.

“Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat, ne të cilat po kryhet ky operacion, të diktuar nga vështirësia e terrenit dhe largësia nga vendet e dislokimeve të përhershme të forcave policore, me qellim menaxhimin sa më të mirë të tyre, policia ka ngitur edhe një kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkoheshem të forcave deri në përfundim të operacionit.

Nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjete, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpërndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore”, thuhet në deklaratën drejtuar mediave. /albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button