Struga këtë fundjavë ‘pushtohet’ nga turistët

Këtë fundjavë, liqeni i Strugës është vizituar nga shumë turistë, vendas dhe të huaj.

Numri i pushuesve ka tejkaluar çdo parashikim të mundshëm.

Riviera e Strugës është stërmbushur me pushues dhe vazhdimisht kërkohet vend të lirë për vendosje në sektorin privat. Për vende në hotele as që bëhet fjalë.

Vlerësohet se në Strugë, aktualisht pushojnë numër rekord për këtë vit, që kryesisht janë nga Maqedonia, por ka edhe nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera.

Plazhet e Strugës, asnjëherë deri më tani nuk kanë qenë ashtu të mbushura me pushues, bashkë me ujërat e liqenit dhe të lumit Drini i Zi.

Lajme të ngjashme

Back to top button