Gruevski vizitë në Strugë dhe rrethinë, inspekton realizimin e projekteve

Kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski do të qëndrojë sot për një vizitë në Strugë dhe në Vevçan.

Qeveria njoftoi mëngjesin e sotëm se kryeministri do të vizitojë punimet për ndërtimin e palestrës së re sportive në Vevçan, si dhe terrenin e rikonstruktuar të sportit në fshatin Oktis.

Sipas agjendës, kryeministri do të vizitojë edhe shkollën e rikonstruktuar “Ibrahim Temo”, ndërsa paralajmërohet edhe një takim me fëmijët e Qendrës Rekreative për Fëmijë dhe të Rinj “Lulja e Majit” në Strugë.

Në fund të agjendës, parashikohet një shëtitje e kryeministri në çarshinë e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button