Adelina Berisha, e bukur edhe në veshje sportive

Jemi mësuar që këngëtaret tona t’i shohim gjithmonë të bukura kur janë të veshura me rroba elegante. Mirëpo janë disa nga to që më të bukura duken me rroba të stilit sportiv apo me veshje përditshmërie.

Njëra ndër to është edhe Adelina Berisha, e cila ditëve të fundit ka postuar një fotografi ku shihej e veshur me rroba sportive.

E buzëqeshur si gjithmonë, Adelina dukej e lumtur dhe gjithë kjo lumturi është reflektim i suksesit të këngës më të re të saj ‘A dalim’. Kjo këngë është duke u dëgjuar dhe po pëlqehet mjaft shumë dhe llogaritet si njëra ndër projektet më të mëdha në karrierën e këngëtares.

Lajme të ngjashme

Back to top button