Bllacë, gjendet i vrarë 39 vjeçari

Pasditen e djeshme, është gjetur i vrarë 39 vjeçari Nazmi Uzeirov nga fshati Jabolçisht i komunës së Velelsit.

Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Bllacës, konkretisht tek vendi i quajtur “Bahçja e Çuçerit”, nga pronari tek i cili Nazmiu punonte si bari prej 3 vjetësh.

Burimet paraprake të policisë nuk përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes, edhe pse qëndrimi final pritet të njoftohet pas vërtetimit nga Mjekësia Ligjore. Familjarët janë të bindur që Nazmiu është vrarë, për shkak se në trup ka dy plumba në gjoks. / AlsatM

Lajme të ngjashme

Back to top button