LSDM: Qeveria nuk i parandalon dhunën e vrasjet

Opozitarët maqedonas të LSDM-së kanë reaguar për atë që e vlerësojnë si shkarje e vendit në dhunë dhe pasiguri.

Partia vlerëson se është shumë shqetësues numri I madh i vrasjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, ndërsa për këtë kanë bërë përgjegjës agjencitë përgjegjëse qeveritare.

Zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shillegov ka thënë se në shekullin XXI, Maqedonia i ngjan “Perëndimit të egër”.

“Po bëhet e qatë se institucionet përgjegjëse nuk mund të garantojnë sigurinë e qytetarëve të
Republikës së Maqedonisë, veçanërisht kur ligjet nuk zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë”, ka thënë Sillegov.

Sipas tij, Ministria e Brendshme është kthyer në një mjet për represion politik dhe personal.
“Në vend të qytetarëve, organet e sigurimit u shërbejnë grupit të ngushtë të VMRO-DPMNE-së rreth Gruevskit. Njerëzit profesionistë janë të margjinalizuar. Ky është diktat politik ndërsa qytetarët mendojnë se institucionet të mbrojnë të drejtat e tyre”, ka vlerësuar Sillegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button