Një vetvrasje dhe dy të vdekur në Strumicë

Një qytetar i Strumicës i moshës 39 vjeç gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur i vdekur në rrugën “Cenka Pavlova” në afërsi të shkollës fillore “Nikolla Vapcarov”.

Gjithashtu në mëngjes rreth orës 04:00, policia ka marrë informacion edhe për një trup të pajetë në afërsi të restoranti “2-ka” në afërsi të postës së qytetit.

Sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një burr të moshuar. Nga policia kanë njoftuar se po vijojnë hetimet, kurse trupat e dy personave janë dërguar për obduksion.

Por, sipas mediave lokale të këtij qyteti bëhet e njohur se bëhet fjalë për një tragjedi familjare me 3 viktima. Qytetari i Strumicës i moshës 39 vjeçare është hedhur nga kati i katër i banesës së tij në rrugën “Cenka Pavlova”.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për personin Mite A., për të cilin fqinjët thonë se e kishin pare për së fundmi herë rreth orës 22.30 në pallatin ku jetonte.

Një prej arsyeve për vetvrasje është vdekja e babait të tij, i cili kishte vdekur rreth orës 03.00, ndërsa fqinjët thonë se para disa viteve nga i njëjti vend ishte vetvrarë edhe një burrë 60 vjeçar.

Rreth orës 04:00 është gjetur një tjetër burrë i vdekur në afërsi të postës së qytetit. Bëhet fjalë për një burrë më të moshuar i cili siç duket ka pësuar infarkt në zemër. Edhe ky person ishte në lidhje familjare me dy personat e lartëpërmendur.

Lajme të ngjashme

Back to top button