Afishe të reja edukuese për vozitje të sigurtë

Afishe të destinuara për përkujtimin e shoferëve vendas – pjesëmarrës në komunikacion të ngasin sigurtë ka ndarë sot në pikën paguese Petrovec-Shkup, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Aktiviteti është në suaza të aksionit edukues, “Fushata verore 2014” të cilën së bashku e zbatojnë Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Këshillin republikan për siguri të komunikacionit të rrugëve dhe Ndërrmarja publike për Rrugë shtetërore, ndërsa në të cilën do të ndahen 50.000 afishe me përmbajtje edukative-informatike.

“Sipas programit për realizimin e kësaj fushate, i gjithë grupi në aksionin e sotëm janë shoferët vendas pjesëmarrës në komunikacion me ç’rast prej sot në taksat rrugore në Republikën e Maqedonisë do të fillojnë të ndahen 50.000 afishe me titull “Kur nisesh për në rrugë në verë”, deklaroi Jankullovska.

Përndryshe ajo potencoi se gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit 2014, në rrugët e Republikës së Maqedonisë kanë ndodhur gjithsej 1.716 aksidente trafiku me pasoja të rënda, derisa sërish vetëm në muajin korrik të këtij viti në aksiedente trafiku humbën jetën 19 persona, që është identike me numrin e të vdekurve në korrik të vitit të kaluar.

“Me këtë vërtetohet fakti se numri më të madh të të vdekurve në aksidente trafiku ka në muajt veror korrik dhe gusht”, thotë ministrja.

Lajme të ngjashme

Back to top button