Kur hedhja e ujit të ftohtë në kokë nuk të bën vetëm të qeshësh… (VIDEO)

Prej disa javësh ne te gjithë boten, rrjetet sociale kane shpërndarë ane mbanë pamjet e personazheve nga me te njohur te cilët i lëshojnë sfidën njeri-tjetrit me kova ujë te ftohte dhe mbi te gjitha me donacione.Është bere e ditur qe këto donacione kane një qëllim te caktuar qe lidhet me financimin e kërkimeve shkencore qe synojnë shërimin e një sëmundjeje shume te rende qe ne mjekësi quhet dhe Amyotrophic Lateral Sclerosis, e njohur ndryshe edhe si  ALS ose Lou Gehrig’s disease.

Imazhet përmes fotove dhe videove shpesh here na kane bere edhe te qeshim me reagimin e personazheve ne kontakt me ujin e akullt, por nëse do te thellohemi ne këtë iniciative, realiteti nuk është edhe aq për te qeshur, përkundrazi…
Dhe vjen pikërisht një video e cila na bën te reflektojmë!

Fillimisht fotografi, Carbajal duket se kërkon ta ktheje ne humor sfidën e tij për te përballuar ne koke një kove me ujë te ftohte, teksa del me një veshje gazmore, por ajo qe pason me tej nuk është veçse historia e një drame qe prej kohesh ka përfshire atë dhe te gjithë familjen e tij, te cilët mesa duket kane lidhje te trashëgueshme me sëmundjen ne fjale. ALS prej kohesh kish pllakosur mbi familjen e tij duke i ndryshuar atyre tërësisht jetën.

Me pare gjyshja, me pas nena e tij, dhe me pas akoma, vete ai, ishin viktima te kësaj sëmundjeje te shëmtuar dhe shume te rende.

Ai tregon se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje ne moshën 26 vjeçare, dhe tmerri se edhe ai me kalimin e kohës mund te humbiste ashtu si edhe pacientët e tjerë te prekur prej kësaj sëmundjeje, aftësinë për te ecur, folur, marre fryme, është një mendim qe e përndjek pa pushim duke ja bere jetesën gjithnjë e me shume dramatike.

Por edhe pse nuk dëshiron as ta dëgjojë emrin e kësaj sëmundjeje, Carbajal është i ndërgjegjshëm për nevojën e mbajtjes gjalle te kësaj iniciative qe synon mbledhjen e sa me shume fondeve për financimin e kërkimeve.

Sipas shoqatës se ALS, deri tani janë mbledhur me shume se 31 milion dollarë donacione, dhe kjo është hera e pare qe kjo shoqate arrin te mbledhë nje shume te tille brenda një kohe te shkurtër.

Ne videon e Carbajal ka edhe një sugjerim ne formën e një lutjeje: “Ju lutem, shiheni deri ne fund këtë video”.

Shiheni edhe ju, ju lutem…

Lajme të ngjashme

Back to top button