Tetovares nuk i lejohet të udhëtojë në Zvicër

Problemet dhe hallet e shqiptarëve në Maqedoni nuk kanë fund. Ata janë të natyrave të ndryshme. Së fundi, qytetari Xhevdet Musa, ka denoncuar një rast kur mbesa e tij 14 vjeçare A.Sh e cila është dashur të kthehet në Zvicër pas pushimit në Tetovë është kthyer nga kufitarët në Aeroportin e Maqedonisë, raporton Tv Koha.
Ai për Tv Kohën, tregon se nipi dhe mbesa kanë pasaporta të shtetit Zvicran, por vajzës nuk iu lejua që të shkojë nga autoritetet kufitare edhe pse kishin krejtë dokumentet e nevojshme.

Xhevdeti edhe pse tashmë në moshë ai ka rënë në hall sepse mbesa e cila posedon dokumente të Zvicrës më 2 shtator duhet të kthehet në shkollë në qytetin e Luganos.

Ai thekson se edhe biletën e udhëtimit nuk ia kanë kthyer mbesës dhe ia kanë ndalur në aeroport. Nga doganat mbeten pa përgjigje për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button