Rrënojat e murit të Kalasë së Tetovës ende qëndrojnë të shkapërderdhura (FOTO)

Ka një vit që nga shembja e murit të vjetër 200 vite në hyrje të Kalasë së Tetovës dhe rrënojat e tij ende janë të shkapërderdhura gjithandej.

Institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta sanuar këtë mur, vetëm janë pastruar gurët që e bllokonin rrugën.

Muri para se të shembej gjatë kohë ishte mbështetur furkaçe të drunjta pa asnjë kujdes tjetër.

Atëbotë nga Muzeu i Tetovës akuzuan Ministrinë e kulturës për neglizhencë dhe mos investim në këtë murr i cili është pjesë e rëndësishme e Kalasë së Tetovës

“Mungojnë mjetet për tu ndërmarrë masa. Mungojnë projektet për  restaurim po ashtu dhe mungesa e mjeshtërve ka bërë që të mbetet në këtë gjendje dhe të mos mund të sanohet një mur i tillë monumental që qëndroi kështu mbi 200 vjet”, tha Luljeta Abazi, përfaqësuese e Muzeut të Tetovës. 

Gjendja e tij mbetet e pandryshuar edhe sot.

Ministria e kulturës nisi projekt për të ruajtur Kalanë e Tetovës që në vitin 2008, por muri që shembet dita-ditës nuk ishte prioritet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button