Dënohen 3 kumanovarë për vrasjen e imigrantit nga Banglladeshi

29 vjecari Jovan Velickoviq, bashkëmoshatari i tij Sasho Llazarevski dhe Dejan Petrovski (25) që të tre nga fshati Tabanoc, nga Gjykata Themelore e Kumanovës janë dënuar me nga 15 vite burg, sepse në korrik të vitit të kaluar kanë vrarë një imigrant nga Banglladeshi dhe tre persona kanë lënduar rëndë, njofton “Kumanovanews”.

Sipas prokurorisë, vrasja ka ndodhur më 16 korrik pas mesnate ora 1 e 30 në fshatin Tabanoc. Tre të dënuarit i kanë takuar imigrantët, Velickoviq iu ka urdhëruar të ndalen dhe ka gjuajtur me pushkë gjahu në ajër. Ata kanë ikur, duke ikur njëri nga gjuajtur me gurë. Velickoviq i irrituar ka gjuajtur drejt grupit dhe ka qëlluar njërin prej tyre dhe tre ka lënduar.

Vrasjen e ka lajmëruar një vozitës që në atë kohë kishte kaluar afër tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button