Axhiev të kontrollojë kush është spiuni ‘JAK’

Portali nga Ohri ‘Ohrid skaj’ ka publikuar dokumente nga Shërbimi për sigurim shtetëror të ish Jugosllavisë dhe ka parashtruar pyetjen direkte deri tek Mane Jakovllevski, njeri i besueshëm i partisë në pushtet në Telekom dhe anëtarë i rregullt i partisë VMRO-DPMNE.

Portali e pyet Jakovllevskin nëse ai e di se kush fshihet pas emrit të koduar ‘Jak’ në shërbimin sekret të jugosllavisë.

Mane Jakovllevski është vëlla i Gojko Jakovllevskit, një nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së në kafenenë e tyre në ‘Shkupi i ri” në Berlin.

Mane ishte i afërt edhe me kryetarin e parë të VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski.

Në qeverinë e Gruevskit Mane Jakovllevski mori detyrën si një nga drejtuesit e Telekom Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button