Tetovarët kundërshtojnë transferimin e stacionit që mat cilësinë e ajrit

Tetovarët nuk pajtohen me vendimin e Ministrisë së Ekologjisë, për transferimin e stacionin matës të cilësisë së ajrit nga qendra drejt periferisë së qytetit. Ekologët, që deri tani kanë qenë më të zëshmit kundër ndotjes së ajrit në qytet, kërkojnë masa thelbësore për përmirësimin e mjedisit të jetesës.

“Ishte mirë që ministri të sqaronte këtë lëvizje të matësve nëse kjo bëhet për t’i dhënë problemit një zgjidhje artificiale. Kjo i jep zgjidhje vetëm problemit të ministrisë por jo edhe problemit të qytetarëve sepse ndotja do vazhdojë”, tha Arijanid Xhaferi- “ECO GUERILA”.

Edhe qytetarët kërkojnë që stacioni i matjes duhet të mbetet në lokacionin aktual. Por, sikurse edhe ekologët, qytetarët kërkojnë masa thelbësore në ruajtjen e cilësisë së ajrit.

Reagimi i tetovarëve vjen pas vendimit të ministrisë së Ekologjisë që të shpallte tender për zhvendosjen e stacionit të matjes së cilësisë e ajrit, nga shkolla Kiril Pejçinoviq” në shkollën “Kirili dhe Metodi”.

Tetova prej vitesh është një nga qytetet më të ndotura jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button