Tradhtia, si mund ta parandalojmë

Ndodh që në lidhjen tuaj gjërat të funksionojnë mirë, por tradhtia mund të jetë shumë e prekshme. Për t’i shpëtuar ndiqni këshilla që psikologët sugjerojnë. Krijoni intimitet të sigurt, thyeni vazhdimisht rutinën dhe mbi të gjitha, besojini njëri- tjetrit…

Thyeni rutinën
Një lidhje fillon me mendimin se do të jeni bashkë gjithmonë. Kjo është akoma më e sigurt, nëse bëhet fjalë për martesë. Do t’ju ndihmonte vërtet nëse çdo ditë të re ta konsideroni sikur të ishte dita e fundit që e kaloni me partnerin bashkëshortor. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë sikur ajo do të mund të përfundonte menjëherë. Kjo do t’ju bëjë që personit që keni pranë t’i ofroni më tepër dashuri. Një kompliment, diçka ndryshe, një darkë e veçantë, do të mjaftojnë që lidhja juaj të bëhet më pasionante.

Intimiteti, çelësi kryesor
Shpesh, meshkujt duket se janë të fiksuar vetëm pas marrëdhënies fizike. Por e vërteta është se ata fillojnë një lidhje tjetër për shkak të dëshirës që të ndiejnë edhe intimitet mbi të gjitha. Ndaj rrini sa më pranë partnerit tuaj. Vetëm duke u lidhur emocionalisht, ai nuk do të ketë gjasa të mendojë për të tjera.

Flisni me të
Vajzat flasin për gjithçka me shoqet e tyre, por djemtë rrallë flasin me shokët e tyre rreth emocioneve. Nëse mendoni se partneri dëshiron t’u thotë ndonjë gjë, atëherë dëgjojeni me kujdes, mbani mend atë që ka thënë dhe merreni me seriozitetin më të madh. Jeni ju ajo që duhet t’i qëndroni sa më pranë duke e ftuar në bisedë herë pas here.

Miqësia ndihmon
Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke insistuar që ai të kalojë një kohë më të madhe me shokët e tij të momentit dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do të lidhet më tepër me shokët dhe do të harxhojë kohë pa rrezikuar të cenojë lumturinë e përbashkët. Ndaj lëreni partnerin tuaj të rrijë sa më tepër me shokët.

Dilni dhe vetëm
Grave u pëlqejnë gjërat e rralla dhe të rëndësishme për to, si të bërit e shopping në fundjavë apo daljet me shoqet e tyre. Kjo u jep atyre përshtypjen se jeta është e vlefshme. Por, që partneri t’ju shohë juve si gjë të vlefshme në jetën e tij, është e nevojshme që të ketë dëshirë të flaktë për ju. Gjeni ndonjë aktivitet të lirë, shëtisni. Lëreni burrin tuaj vetëm ndonjë ditë gjatë javës. Duke mos ju pasur shumë pranë, do t’ua ndiejë më shumë mungesën.

Besojini njëri-tjetrit
Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri, atëherë keni më shumë gjasa që të keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni të metat e partnerit, do t’i ofroni më tepër përkrahje, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button