Ky është deputeti i Kosovës me dy gra dhe me të ardhura prej 4094 euro

Njëri nga komandatët e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Nuredin Ibishi i njohur si Komandant Leka, tash deputet i LDK-së, në deklarimin e pasurisë, ka treguar pagat e dy bashkëshorteve të tij.

Për gruan martesore i ka deklaruar se merr 326 euro në KEDS, ndërsa, për bashkëshorten jashtëmartesore ka treguar se ka pagën 840 euro.

Ai ka deklaruar dy banesa, që të dyja në vlerë prej 140 mijë eurove. Ai ka deklaruar në pronësi një parcelë toke 50 ari dhe vikend-shtëpi si trashëgimi familjare (50 mijë euro), parcelë toke prej 7.78 ari (23.340 euro), parcelë toke prej 3.66 ari (36.6 mijë euro), dhe edhe një banesë tjetër me 100 metra katrorë në vlerë prej 50 mijë eurove.

Ai merr pagë nga Kuvendi, nga ISPE, mëditje nga KS Siguria dhe pension invalidor, që të gjitha në shumë prej 4094 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button