Laget Lutfi Haziri, nominon Vjosa Osmanin e Lulzim Bashën (Video)

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është lagur në prani të shumë të rinjve në qytetin e tij.

Haziri ka pranuar nominimin e bërë nga gazetari i Klan Kosovës Kushtrim Sadiku një ditë më parë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Në një ceremoni që ishte organizuar për disa student të huaj që kishin qëndruar në këtë komunë, Haziri është paraqitur bashkë me ish kandidatin për kryetar të Gjilanit Faton Bislimin.

Pasi ka derdhur kovën në kokën e tij, anëtari i kryesisë së LDK-së ka deklaruar se këtë akt po e bënë për të ndihmuar ata që vuajnë nga çrregullimi i njohur si ALS.

Haziri më pas ka nominuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Bashën, dhe kolegët e tij Vjosa Osmanin dhe Bardhyl Metën për ta bërë një gjë të tillë.

Nominimin e bërë nga Sadiku një ditë më parë në emisionin Info Magazine e ka pranuar edhe eksperti i integrimeve evropiane Shenoll Muharremi. Ai ka bërë edhe një donacion për të prekurit nga Sindromi Doën në Kosovë.

Sfidës ende nuk i është përgjigjur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button