T-Home paralajmëron konsumatorët rreth mashtrimeve që ju bëhen

Çdo ditë e më shumë qytetarët që janë shfrytëzues të postës elektronike bëhen viktima të “fishing” ose mashtrimeve me marrjen e mesazheve me oferta të rrejshme.

Operatori T-Home ka dalë me një kumtesë se është regjistruar rritje e numrit të mesazheve që japin oferta të rrejshme apo kërkojnë të dhënat personale që më pas të keqpërdoren.

Nga T-Home paralajmërojnë shfrytëzuesit e postës elektronike që të mos përgjigjen porosive që kërkojnë të dhënat personale dhe të përdorin fjalëkalim të komplikuar dhe që do ta ndryshojnë vazhdimisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button