Ata që dëshirojnë ta lënë duhanin mund të drejtohen në këshillimoret që hapen nga sot në Maqedoni

Këshillimoret për heqje dorë nga pirja e duhanit, të vendosura në qendrat për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë prej sot janë të hapura për të gjithë qytetarët e interesuar të cilët mund të paraqiten në ligjërata edukative të qendrave, ndërsa në periudhën e ardhshme janë parashikuar edhe këshillime heqje dorë nga duhani te adoleshentët.

Në çdo qendër për shëndet publik dhe kuadro të trajnuar nga mjek-specialist, infermiere dhe bashkëpunëtorë shëndetësor (punonjës social, psikolog etj), të cilët mbajnë ligjërata edukative, në fokus të prezantimit të efekteve të dëmshme nga tymi i duhanit për rrethinën. Gjithashtu në suaza të ligjëratave prezantohen edhe mundësi të ndryshme për heqje dorë nga pirja e duhanit, me potencim të substituteve të caktuara të nikotinës (medikamente, çamçakëz, copë për të ngjitur për lënien e duhanit,…) si dhe tërheqje e vëmendjes të simptomeve të krizës apstinenciale.

Përkujtojmë se këshillimoret për heqje dorë nga duhani filluan të funksionojnë në qershor të këtij viti dhe së pari ishin përfshirë punonjësit shëndetësor të cilët janë duhanpirës, me qëllim që edhe më tutje të kontribuojnë drejt shprehisë nga duhani te pacientët e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button