Ministri Bekim Neziri u takua me drejtuesit e Shoqatës së zejtarëve ‘Esnafi’

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot realizoi takim pune me drejtuesit e Shoqatës së zejtarëve ‘Esnafi’ nga Çarshia e Vjetër në Shkup,të kryesuar nga kryetari Muhedin Brava, me ç’rast biseduan lidhur me gjendjen aktuale në çarshinë më të madhe në vend dhe për projketet që do të realizohen në të ardhmen.

Ministri Neziri siguroi bashkëbiseduesit se Çarshia e Vjetër në Shkup ka qenë, është dhe do të jetë një ndër top-prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë.

‘Kemi një bashkëpunim të ngushtë me zejtarët, me shoqatat e zejtarëve në Çarshi, siç është shoqata ‘Esnaf’ dhe të tjera. Kemi qenë dhe gjithnjë jemi të hapur për çfarë do ndihme apo mbështetje që ju duhet zejtarëve, pasi që është obligim i imi dhe dikasterit që drejtoj që të punojmë intenzivisht me shoqatat zejtare për të zhvilluar edhe më tej Çarshinë e Vjetër’, tha ministri Neziri, duke i porositur zejtarët e ‘Esnaf’-it që tek ai të shohin si në njeri të tyre, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë si në institucion të tyre.

Ministri Neziri tha se zejet janë faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe se aktiviteti ekonomik i tyre ka potencial të madh, por fatkeqësisht nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm.

Ministri Neziri u premtoi ndihmë të gjithanshme shoqatës ‘Esnaf’-I.

Lajme të ngjashme

Back to top button