‘Nuk ka pasur oferta nga Liverpooli për Balotellin’

Shefi ekzekutiv i skuadrës së Milanit, Adriano Galliani e ka lënë të hapur çështjen e largimit të Mario Balotellit nga Rossonerët.

Sulmuesi i kombëtares së Italisë, është duke u lidhur me një transferim të fuqishëm tek skuadra e Liverpoolit, teksa këtë mundësi nuk e ka përjashtuar edhe shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani.

“Në këtë moment nuk ka pasur ndonjë ofertë nga Liverpoolit për Balotellin, pra nuk ka ende negociata. Mirëpo, merkatoja përfundon më 1 shtator, prandaj ne duhet të mendojmë mirë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button