Fillon ediconi i 53-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Me mbjellje të fidanit në parkun e lirisë në nderë të laureatit, poetit koreanojugor Ko Un dhe leximit tradicional të poezisë “T’ga za jug” para Shtëpisë së poezisë sot fillon edicioni i 53-të i festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”.

Fituesi i sivjetshëm i “Kurorës së artë” mbërriti në Strugë, ndërsa çmimi prestigjioz do t’i jepet të dielën në leximin poetik tradicional “Urat”.

Struga për të 50-tën herë me radhë do të jetë kryeqytet i poezisë, ndërsa festivali do të mbahet para Shtëpisë së poezisë dhe në skena të hapura në Strugë deri më 24 gusht. Dy ditët e ardhshme pjesëmarrësit do ta vizitojnë Shkupin dhe qytete të tjera nëpër Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button