Zhernovski i drejtohet Jankullovskës: Gjej personat që e sulmuan me gurë Komunën Qendër

Një grup qytetarësh në muajin qershor më parë kanë fyer dhe janë kërcënuar kryetarit të Komunës Qendër Andrej Zhernovski ndërsa është sulmuar vandalisht edhe Komuna Qendër ose salla ku mbahen seancat, me gurë dhe mjete të tjera duke thyer dyer dhe dritare, ku u lëndua një person, anëtarë i këshillit të Komunës Qendër.

Kryetari i Komunës Andrej Zhernovski deklaroi se MPB edhe sot e kësaj dite nuk e sheh këtë ngjarje si reale dhe nuk ka ndërmarrë masa për gjetjen dhe dënimin e këtyre personave.

Andrej Zhernovski në letrën e tij drejtuar ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska kërkon përfundimin e këtij rasti, pasi që ajo vazhdimisht lavdërohet për efikasitet, thuhet në kumtesën e Komunës Qendër.

Lajme të ngjashme

Back to top button