Të akuzuarit në aferën “Spiun”- Jemi të pafajshëm!

Vazhdon procesi gjyqësor për megaskandalin “Spiuni”. Avokatët e të akuzuarve do t’i shpalosin fjalët  përmbyllëse me të cilat pritet që ta pengojnë aktin e akuzës dhe ta dëshmojnë pafajësinë të klientëve të tyre duke pohuar se janë viktima të ish-agjentit Marijan Efremov.

Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtor dhe të dënohen me burg. Ish-drejtori i Drejtorisë për pengimin e parave dhe korrupsionit, Vane Cvetanov, ngarkohet për bashkëshoqërim kriminel dhe zbulim të sekretit shtetëror. Avokati i  Efremovit pohon se prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë se klienti i tij i ka kryer veprat kriminale.

Procesi gjyqësor “Spiuni” në bankën e të akuzuarve kishte ulur shtatë persona të cilët ishin akuzuar se kanë grumbulluar sekrete shtetërore të cilat ia kanë dhënë agjentit Efremov, i cili i ka shitur ata te shërbimet sekrete greke dhe hungareze.

Gazetari Bozhinovski ende gjendet në paraburgim në Novi Sad të Serbisë dhe pritet të bëhet edhe ekstradimi i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button