Lyrical Son e merr nusën me Cadillac (Foto)

Reperi i suksesshëm shqiptar, Lyrical Son, i ka dhënë fund beqarisë.

Siç mëson Indeksonline, reperi do të organizojë sonte në mbrëmje dasmën në ambientet e hotelit “Emerald”.

Merret vesh se aty të ketë shumë të ftuar, familjarë, miq e kolegë të çiftit.

Lyrical Son ka zgjedhur për partnere të jetës të fejuaren e tij Gresa Krasniqi, me të cilën ka pak ditë që është kthyer nga pushimet. Shumë urime çiftit!

Indeksonline ka arritur të sigurojë fotografi kur Festimi është shetitut me nuse nëpër Prishtinë. Ai e ka zgjedhur një veturë sinonim të Amerikës, Cadillac, që të del nëpër kryeqytet. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button