VIP-at kanë xhaketa 2000 eurosh

Fitojnë shumë e bashkë me këtë e kanë edhe mundësinë më të madhe që vetes t’ia ofrojnë një jetë më të mirë e gjësende më të vlefshme. Bëhet fjalë për disa nga fytyrat tona publike, të cilët në një bisedë për gazetën Tribuna kanë shpalosur se cili është sendi më i shtrenjtë të dollapin e tyre

Punojnë shumë që në publik të jenë gjithmonë të freskët e me risi. Por ky mund disa prej emrave të skenës sonë i shpaguhet, pasi që pas lodhjes dhe mundit secili nga ata e marrin edhe riskun e vet. E kjo atyre i mundëson që të kenë një jetë më të mirë sa i përket të ardhurave financiare.

Por cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin e tyre, e çfarë ka vlerë më shumë për ata. Në një bisedë për gazetën Tribuna nuk kanë hezituar të tregojnë Shyhrete Behluli, Ermal Fejzulahu, Adelina Berisha, Dhurata Ahmetaj e Dafina Dauti.

Shyhrete Behluli e Ermal Fejzullahut nuk janë të pasionuar pas firmave

Është njëra ndër emrat më të pëlqyer të muzikës popullore në vendin tonë. Bëhet fjalë për Shyhrete Behlulin e cila tash e sa vjet është e pranishme nëpër mbrëmje e ahengje të ndryshme familjare. E kjo punë ka bërë që Shyhreti të ketë mundësi dhe një jetë më të lehtë financiare. Por edhe pse Shyhretja tashmë ka një standard të mirë jetësor, ajo duket se nuk është e dhënë pas sendeve të shtrenjta. Si gjësendin më të shtrenjtë në dollapin e saj, këngëtarja e njohur i veçon një palë vëthë të gjyshes së vet. “Nuk di çka kam të shtrenjtë. Nuk i vlerësoj gjërat sipas çmimit. Çka kisha cek janë vëthët e gjyshes e cila ja ka dhuruar nënës time, ndërsa nëna ime m’i ka dhuruar mua. Kështu mendoj se këto vathë janë më të shtrenjtat e më të vlefshmet për mua”.

E as Ermal Fejzullahut duket se nuk ia ndjen për sendet e shtrenjta. Edhe pse është e ditur që ai është rritur në kushte të mira, e më pas edhe vetë ka arritur të krijojë një standard të mirë jetësor, Ermali tregon se nuk i kushton rëndësi firmave e as vlefshmërisë së tyre. Ai madje thekson se merr vetëm atë që i pëlqen duke mos e shikuar çmimin fare.

“Nuk i vlerësoi gjërat sipas çmimit. Për mua me rëndësi është të më pëlqejë diçka dhe ajo ka vlerë për mua. Çmimi, firmat e këto nuk janë aspak në apetitet e mija”, ka thënë njëri ndër emrat më të dashur të skenës sonë.

Adelina, Dafina e Dhurata e kanë dollapin plot

Ndryshe nga kolegët e vet, këngëtarja e njohur Adelian Berisha tregon se i pëlqen gjësendet e kushtueshme. Ajo tregon se ka aq shumë sende të vlefshme sa që nuk di nga t’ia fillojë.

“Fatmirësisht krejt sendet e shtrenjta i kam. E nuk po di cilat t’i veçoj e çka kam konkretisht. Unë duke filluar nga kozmetika, gardëroba, aksesorët e çdo gjë që i duhet një vajze të gjitha i kam të shtrenjta. Më pëlqen që të investoj në vetë dukjen time. Pastaj edhe puna që unë e kam zgjedhur kërkon që t’i kushtoj më shumë rëndësi dukjes sime”.

E derisa Adelina nuk e di se çfarë të veçojë, Dafina Dauti tregon gjësendi më i shtrenjtë në dollapin e saj është një xhaketë e cila ka kushtuar goxha shumë për standardin tonë. “Është një xhaketë që e kam blerë 2000 euro”, ka treguar me sinqeritet këngëtarja.

Ndërkaq edhe këngëtarja e njohur, Dhurata Ahmetaj, tregon se shpenzon shumë në dukjen e saj, e kështu nuk arrin të ndajë diçka që vlerën e ka më të madhe. “Nuk e di saktësisht, kam shumë gjëra dhe vlerën e saktë nuk e di. Mund të them vetëm që shpenzoj shumë në dukjen time”, ka thënë në fund të bisedës Ahmetaj./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button