Avokatët kërkojnë lirimin e të akuzuarve për aferën “Spiun”

Avokatët mbrojtës kërkojnë lirimin e të dyshuarëve për rastin e koduar “Spiun” ku ish-punonjës të sigurimit shtetëror, zyrtar të lartë  shtetëror, gazetarë dhe avokatë akuzohen për spiunim dhe bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete, duke dhënë sekretet shtetërore.

Deri të premten pritet edhe fjala e fundit e të  akuzuarëve nga prokuroria, ndërsa avokatët po vazhdojnë mbrojtjen e klientëve të tyre,ku një seancë e tillë është planifikuar të vazhdojë edhe sot. Pesë avokatët mbrojtës kërkojnë vendim gjyqësor për lirimin e tyre, duke i quajtur të pafajshëm. Ata kanë theksuar se nuk ka bazë për të akuzuar klientët e tyre.

Në bankën e të akuzuarve jan 13 të akuzuar, që po vuajnë paraburgimin në Burgun e Shutkës, dy të akuzuar që janë në arrest shtëpiak, ndërsa tre të tjerë mes tyre edhe Marjan Maxhovski, shefi i kabinetit të kryetarit të Parlamentit, të cilët do të mbrohen në liri.

Lajme të ngjashme

Back to top button