Javën e ardhshme mbledhja e Këshillit të Komunës së Strugës?

Burime  brenda Degës së PDSH-së në Strugë kanë konfirmuar për Portalb, se javën e ardhshme pritet të mbahet  mbledhja e Këshillit të Komunës së Strugës, në të cilën pritet të miratohen disa vendime  në interes të qytetarëve, por nuk do të votohet për propozimin e PDSH-së për kryetar Këshilli.

Këto burime i thanë Portalb, se po zhvillohen bisedime intensive për arritjen e Koalicionit me VMRO-DPMNE dhe se është arritur në parim një marrëveshje e cila do të duhet të konkretizohet  në javët në vijim.

Megjithatë, sipas gjitha gjasave koalicioni nuk do të mund të shpallet në mbledhjen  javës së ardhshme, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodh, në mbledhjen tjetër të radhës, pas asaj që  do të mbahet javën tjetër.“Kjo do të varet nga rrjedha e bisedimeve në ditët në vijim”, ka theksuar burimi.

Nga an tjetër, kohë më parë burime pranë Komunës së Strugës,  nuk përjashtuan mundësinë  e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, po qese nuk bihet në ujdi për të votuar vendime të rëndësishme për qytetarët e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button