Zjarr në pallatin e kryeministrit Edi Rama

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesditë kompleksin e banimit të kryeministrit Edi Rama.

Flakët kanë rënë në katin e dytë të një ndërtese që ndodhet përballë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por flakët kanë rënë në mjediset e një klinike dentare duke u përhapur me shpejtësi.

Dyshimet e para janë hedhur për një shkëndijë elektrike. Në këtë kompleks ka shumë biznese, si lokale, dyqane, etj., dhe ka lëvizje të shumta të njerëzve gjatë ditës. Brenda një periudhe disa vjeçare ky është rasti i dytë i zjarrit në këtë kompleks, dhe sërish ka të njëjtin shkak; shkëndija elektrike.

Kryeministri Rama banon në pjesën e pasme të kompleksit dhe nuk ka pasur rrezik për të dëmtuar pronën e tij, rapoton dielli.al.

Lajme të ngjashme

Back to top button